Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Janar 2025 – Receta të shpejta/ Krimi brenda familjes

10 Janar, 15:11

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qebap me mish e perime/ Revani me miell misri me sherbet / Çaji i dashurisë / Kek me mollë dhe kumbulla.

Është e paimagjinueshme, por ja që ndodh dhe kështu. Akte makabre e veprime të rënda antisociale në aspektin psikologjik, social dhe human, vrasje të grave në mënyra të ndryshme, dhunë të tmerrshme… Ndodh që krimi të ketë një sistem koncentrik, me rrathët e ‘ferrit’ që zgjerohen, gjithnjë në ngritje të dhunës dhe terrorit në familje. Njerëz të stresuar, të deziluzionuar, që nuk dinë të respektojnë as normat më elementare shoqërore në strukturën familjare. Krimi në familje tashmë për fat të keq në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa shqetësuese, pa frikë mund të themi se është bërë një nga dukuritë tejet shqetësuese për mbarë shoqërinë tonë në tërësi. Statistikat e ngjarjeve kriminale në vitin që lamë pas, flasin për krimin në familje që la pothuajse po aq persona të vrarë, sa jetë ka marrë dhe krimi i organizuar në atentate kriminale. Natyra sociale e krimit është e lidhur me shumë faktorë ekonomikë dhe shoqërorë, të traditës, kulturës dhe të zhvillimit. Çfarë po ndodh në shoqërinë tonë dhe në bërthamën e familjes? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, pastor Paulin Vilajeti, analisten e çështjeve sociale Rajna Kovaçi dhe avokaten Mirela Jorgo.