Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë të pjekura dhe lëng kockash / Tavë me lulelakër dhe miser / Supe me brokoli.
Vdekja a është fundi i udhëtimit tonë? Çfarë ka pas saj? Një nga pyetjet që njeriu nga shekujt e kaluar dhe ende sot, ka shtruar gjithmonë e më shumë me këmbëngulje…Në momentet e fundit të jetës si ndahet shpirti me trupin, sa i vështirë është ky proces? Në sa faza ndahet jeta pas vdekjes? Çfarë domethënie kanë ritualet e vdekjes, larja, hallva, etj? A na dëgjon i vdekuri kur shkojmë në varreza dhe i flasim? Po shpirti a vjen ndonjëherë rreth nesh pasi njeriu vdes, duke qenë se kemi dëgjuar se shpirti rri dyzet ditë këtu? Ku shkon shpirti dhe çfarë ndodh me të? Kemi dëgjuar për ditën e gjykimit, çfarë procese do ndodhin dhe sa e gjatë është ajo? Në studion e “Rreze Dielli” përpiqemi t’i japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve me Dr. Teolog, Imam Ahmed Kalaja.
Skocia ka nderuar gazetaren kosovare, Remzie Zeka Sherifi duke i vënë emrin e saj njërës Dhomë të Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së këtij vendi. Gazetarja Zeka Sherifi prej vitesh jeton në Skoci, ku ka realizuar një karrierë të njohur profesionale e humanitare. Ajo është ndër femrat e para, e cila karrierën e saj si gazetare e nisi në Radio-Gjilan, para katër dekadash. Ndonëse prej vitesh jeton në Skoci, lidhjet me vendlindjen e saj nuk i ka shkëputur asnjëherë. Remzija nuk harron ta balancojë këtë ekzod shqiptar edhe me bamirësinë njerëzore, që ajo dhe të tjerët e gjetën në anën tjetër të botës. Remzie Zeka Sherifi është sinonim i gruas së guximshme, që ka fituar beteja të vështira, madje edhe luftën me kancerin. Ajo ka mposhtur sfida dhe ka realizuar ëndrra të pamundura.Vitin e kaluar ajo u vlerësua dhe nga Mbreti i Anglisë Çarls, për kontributin e saj humanitar me emigrantët.