Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me mish viçi dhe pistil / Role e mbushur me mish të grirë / Djathë në tigan me hudhër dhe mjaltë.
Dhurata Meta, një nga gratë e para në Shqipëri që sfidoi stereotipet, rrëfen rrugëtimin e saj si inxhiniere mekanike në një profesion të dominuar nga burrat. Nga e vetmja vajzë në auditor në vitin 1986, deri te drejtimi i autoshkollës së saj sot – ajo ndan sfidat, paragjykimet, sukseset dhe momentet që e kanë bërë më të fortë.
Jo të gjitha lulet janë vetëm për sy të bukur… disa prej tyre janë “pastrues natyralë” të ajrit që thithim çdo ditë në shtëpi. Në një kohë kur ndotja nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga mobiljet, bojërat apo produktet e pastrimit, këto 7 lule bëjnë diferencën: ato filtrojnë ajrin, reduktojnë toksinat dhe krijojnë një ambient më të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.




















