Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe qofte / Brokoli me vezë dhe djathë në furrë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dyë të këtij muaji, 10-16 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë plot zhvillime dhe ndikime të forta planetare. "Hëna e plotë e ditës së mërkurë në shenjën e Luanit ngjyros të gjithë javën, duke i dhënë shtysë fillimeve të reja dhe të zjarrta. Pak kujdes në fillim të javës, pasi kemi një kënd të vështirë të Diellit me Uranin, ku duket se do të sjellë trazira financiare dhe emocionale. Kujdes ekonominë, mos u nxitoni! Ndërsa sa i takon çështjeve profesionale, duket një javë e qetë ku do të ecet në rrugë të mbarë", thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në Shqipëri, rradhiqja, një bimë e cila ka vlera të shumta shëndetësore ku përdoret rrënja. lulja dhe gjethja. Luleradhiqen e kemi parë si fëmijë kur luanim nëpër lendina, dhe në fakt nuk do të mendonim që kjo bimë e thjeshtë, mund të ishte një nga bimët më shëruese që ekzistojnë. Ndërsa gjethet e rradhiqes janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla ose sa më pak të gatuara. “Radhiqja është një bimë shumëvjeçare me gjethe të çara dhe me lule të verdhë me diametër deri 4 cm. Lulesa përmban mbi 200 lulëza hermafeodite. Lulet më kurative janë lulet qe mblidhen në periudhën Prill – Maj – Qershor”, thekson Merja në fillim të bisedës. Përbërësit kimikë të bimës së rradhiqes janë shumë të fuqishëm, bima përmban antioksidantë, flavonoide, acide fenolike, fibra, vitamina dhe minerale. Këta përbërës bëjnë që kjo bimë si rrënjë, lule dhe gjethe të ketë veti antioksidante, mbron qelizat nga dëmtimi, ka veti pastruese dhe detoksifikuese, antiinflamatore dhe mbrojtëse e mëlçisë, rrit imunitetin, përmirëson shëndetin e zorrëve, e shumë të tjera të cilat i tregojmë dhe si t'i përdorim me gramaturat përkatëse në studion e "Rreze Dielli".





















