Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pasta me mocarela, domate dhe borzilok / Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine / Supë me qepë të karamelizuar.
Flasim për ekzistencën e shpirtrave, sa dimë rreth tyre, ku shkon shpirti pas vdekjes? Çështjet e jetës pas vdekjes kanë qenë shqetësuese për njerëzimin për shumë shekuj. Ka shumë hipoteza për atë që i ndodh shpirtit pasi largohet nga trupi. Ku shkon shpirti pas vdekjes? Pse janë të rëndësishme ditët e përkujtimit? Çfarë thonë mediumet dhe psikologët për jetën pas vdekjes? Njerëzit që praktikojnë spiritualizëm pretendojnë se shpirtrat e të vdekurve vazhdojnë të ekzistojnë në botën tjetër. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje të qartë për pyetjen e ekzistencës së jetës pas vdekjes. Olta Canka, përkthyese dhe artiste ka qenë shpesh herë në fokusin mediatik për shkak të deklaratave të saj se është në gjendje të flasë dhe kontaktojë me shpirtrat, ndërsa Sabije Dervishi Veseli është një tjetër shkrimtare që “ndjen shpirtrat” madje ajo ka botuar dhe shumë libra në lidhje me këtë temë. Në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika Veseli komentoi disa foto të shkrepura prej saj ku tregohet ekzistenca e fantazmave…
Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami nga Shtëpia Botuese Pegi, flasim për “Numri dy”, romanin bestseller të David Foenkinos që tregon historinë e një djaloshi 10-vjeçar i cili doli i dyti në audicionet për “Harry Potter”, por që e përjetoi gjithë jetën si një dështim… Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh, Martinit të cilit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?