Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor tradicional dhe Paça e Iftarit.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 11-17 mars për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Do të jetë një javë në përgjithësi e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës dhe në fushën e dashurisë. Kujdes dhe vëmendje duhet të tregoni në mbylljen e çështjeve të së shkuarës! Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës dhe mundësi favorite në vendimmarrje kryesisht në fushën ekonomike financiare.
Të paktën 13 milion njerëz janë të prekur nga Rozacea në botë, edhe pse mendohet që numri mund të jetë shumë herë më i madh dhe në rritje. Rozacea është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës që prek kryesisht fytyrën. Shkakton skuqje në hundë, mjekër, faqe dhe ballë. Me kalimin e kohës, skuqja mund të bëhet më e fortë, duke marrë një pamje të kuqërremtë, gjithashtu enët e gjakut mund të bëhen të dukshme. Kjo gjendje e lëkurës mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek gratë e moshës së mesme që kanë lëkurë të hollë. Në studion e "Rreze Dielli" në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe kurimi apo trajtimi me metoda natyrale.