Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me mish dhe qepë të vluara në tenxhere / Sarmale, Japrak me gjethe lakrash të egra / Supë peshku.
Dashnor Balliu, motoçiklisti shqiptar që po tenton të hyjë në Guinness duke udhëtuar nga Librazhdi në gjithë botën. I apasionuari pas udhëtimeve të gjata me motor ka 18 muaj që ka nisur 'udhëtimin' e jetës së tij. Ka kaluar në mbi 52 shtete, duke përqafuar kultura të ndryshme dhe duke kapërcyer sfidat me elasticitet. I aftë në mekanikë dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndeshë rrugës dhe me aparatin që duket se nuk e ndan, Balliu kap momentet më të veçanta të udhëtimit. Është i vetëm në këtë aventurë, fle në çadër, ushqimet dhe çdo gjë i bën vetë. I ftuar në studion e "Rreze Dielli", nëpërmjet një lidhje skype nga Maroku ai tregon se dëshiron të arrijë rekordin e udhëtimit në 214 shtete, madje thotë se do bëjë dhe një shtet më shumë. Dashnor Balliu i ka marrë të gjitha masat, udhëton në borë e diell, madje dhe në -15 gradë. Edhe pse ka fjetur në -7 gradë jashtë, ai nuk dorëzohet, motori është shtëpia e tij. Në lidhje me eksperiencën më të veçantë të jetës së tij ai shprehet se shkruan çdo gjë që i ndodh në ditë në fletoren e tij si një kujtim mbi 'deryrën' që i ka vënë vetes dhe që pritet ta përfundojë brenda 4 viteve.
Një ndërtesë e lashtë, e braktisur dhe e mbuluar nga heshtja. A është vërtet një kishë apo fshihet diçka më shumë pas historisë së saj? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbente? Përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? "Amarcord" emisioni më i ri në Report Tv me Eljan Taninin, sjell për herë të parë këtë histori të panjohur, duke hedhur dritë mbi misteret dhe të pathënat e një monumenti të harruar. Përse njihet kaq pak, madje edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj? Një intervistë dhe emision që nuk duhet humbur! "Amarcord" do të transmetohet çdo të diel, ora 21:00, në Report Tv. Për risitë dhe sfidat e këtij emisioni, flasim në studion e "Rreze Dielli" me moderatorin dhe gazetarin Eljan Tanini.
Nga ditëlindjet e gëzueshme deri te ceremonitë mortore, lulet kanë një gjuhë të tyre dhe përcjellin emocione e mesazhe të rëndësishme. Për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë simbolikën e luleve dhe si t'i zgjedhim ato në mënyrën e duhur, ishim sot në "Rreze Dielli" me sipërmarrësen Evis Kazazi, e cila shpjegoi rëndësinë e përzgjedhjes së duhur për çdo rast dhe çfarë duhet të kemi parasysh kur dhurojmë një buqetë. Cilat lule janë më të përshtatshme për moshat e ndryshme dhe çfarë simbolizojnë? Cilat janë më të përdorura për ngushëllime dhe çfarë mesazhi përcjellin? Si të zgjedhim lulet për dasma, përvjetorë apo festa? Çfarë kuptimi kanë lulet më të njohura si trëndafili, orkidea, zambaku apo karafili?





















