Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me petë, me gjizë dhe vezë / Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 shtator 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në fushën e karrierës dhe punës. Gjithashtu problemet në fushën sentimentale marrin zgjidhje pikërisht në këtë javë. Është një javë e mbarë, më datë 11 shtator Hëna lëviz në shenjën e Luanit dhe takon Afërditën, duke na dhënë një ndikim planetar favorit në fushën e dashurisë dhe romancës. Gjithashtu shumë mundësi jepen në arritjet e qëllimeve në fushën e karrierës. Zgjidhen çështje të pazgjidhura më parë, është një moment shumë pozitiv. Ditën e martë duhet të bëni pak kujdes dhe vëmendje në situata që mund t'ju mërzisin. Mesi i javës do të jetë më i fokusuar në çështjet ekonomike financiare. Hëna e re më datë 15 shtator na jep mundësira e favorizime. Nga fundi i javës, më datë 17 shtator Afërdita në shenjën e Luanit na rikujton problemet e së shkuarës që të mos i bëjmë më.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit. Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.