Zonja Albana solli një recetë tepër të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Tavë me perime të stinës. Ndërsa Supë me qiqra dhe Sallatë me fasule – ishin sugjerimet e të ftuarës tonë në këndin e kuzhinës, Ardeta Koçi, Presidente e Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive: - Humbja e vetëdijes, trajtimi i një gjendje të fikti - Ndalimi i frymëmarrjes, ose nje arresti kardiak - Mbytjet nga ushqimet dhe të tjera në kushte shtëpie.
Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve ‘të vegjël’ të një prej filmave për fëmijë më të bukur “Një vonesë e vogël” pak kohë më parë risollën një skenë të atij filmi, përmes një fotoje. Në filmin “Një vonesë e vogël” ai është djali që kishte adresën e mësueses dhe që e humbi, kurse ajo është vajza që thoshte se e dinte shtëpinë e mësueses se ishte fqinjë me tezen e saj. Nëpërmjet një lidhje skype Juna nga Gjermania dhe Genti nga Tirana në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji fëmijërinë dhe filmin që i bëri fëmijët më të njohur të Tiranës të atyre viteve.