Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Laknor me kungull dhe miell misri/ Gjellë me speca dhe qofte pule/ Speca me djathë dhe erëza në furrë.
Qafa ka 7 rruaza. Jeta sedentare dhe teknologjia që është bërë mënyrë jetese, e sulmojnë lehtësisht këtë pjesë duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore dhe duke prekur nga moshat më të reja deri tek të vjetrit. Sot në "Rreze Dielli" flasim për një nga problemet më të mëdha të qafës, që shqetësojnë një pjesë të mirë të njerëzve. Çfarë është 'gunga' në qafë'? Neck Hump, i njohur gjithashtu si “Buffalo Hump,” është një grumbullim yndyre që shfaqet në pjesën e sipërme të shpinës, pranë bazës së qafës. A ka mënyra për të hequr qafe këtë gungë të shëmtuar, e cila përpos pamjes estetike mund të sjellë dhe shqetësime shëndetësore si dhimbje koke, marrje mendsh, dhimbje shpine, etj. Fizioterapisti Gjergji Biba na tregon dhe demostron disa ushtrime të lehta që shtrijnë muskujt në pjesën e pasme të qafës. Fizioterapisti thekson se bërja e një ushtrimi nuk do të ndryshojë qëndrimin tuaj, por bërja e lëvizjeve çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e tij me kalimin e kohës.
Flasim me arkitekten e brendshme Anila Hetoja, për tendencat sezonale të dizajnit të brendshëm për vjeshtë dhe dimër, si të përfshijmë ngjyrat, elementet dhe mbulesat sezonale në dekorimin e shtëpisë. Hetoja na jep disa këshilla për riorganizimin e mobiljeve për të krijuar një hapësirë komode dhe funksionale si dhe na tregon mënyrën më të përballueshme, me pak buxhet, për të rifreskuar një apartament për sezonin vjeshtë dimër. Çfarë ngjyrash sugjeron arkitektja për të përfshirë në shtëpi një atmosferë komode vjeshte. Sa i rëndësishëm është ndriçimi në krijimin e një atmosferë të ngrohtë dhe komode? Ciat janë disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit kur dekorojnë shtëpitë e tyre? Përveç këshillave dhe sugjerimeve tepër të vlefshme, Anila Hetoja na tregon si është një ditë e zakonshme si dizajner e brendshme, sa e vështirë është për një grua kjo punë.