Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Si të dobësohemi shëndetshëm

12 Qershor 2023, 16:41

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me barbunja, pa mish me domate dhe oriz / Mini byrekë me djathë dhe spinaq.

Në rubrikën “Parashikimi i yjeve” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikimin të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 12-18 qershor 2023. Sipas Pullës do të jetë një javë e qetë edhe pse me shumë mundësi, të cilat kërkojnë vëmendje për t'i shfrytëzuar në kohën dhe momentin e duhur. Java fillon me hyrjen e Plutonit në Bricjap dhe me Mërkurin në Binjak si dhe Afërditën në Luan, ku ndikime më të mëdha do të kenë shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Ndërsa, për shenjën e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqve ndikimi planetar kërkon pak vëmendje, sidomos në datën 15 qershor në lidhje me punën. Më datën 17 qershor klima do të ndryshojë, sepse një gjashtëkëndësh që bën Mërkuri në Binjak dhe Venusi në Luan do të sjellë ndikime favorite dhe pozitive në lidhje me çështjet e punës, karrierës dhe dashurisë.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për mbipeshën dhe obezitetin.Si mund të humbasim peshë në mënyrë sa më të shëndetshme? Sipas specialistit Merja, e rëndësishme është në rradhë të parë të dini sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet brenda një apo dy javësh. Kjo është shumë e gabuar! Dobësimi duhet të bëhet gradualisht, mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, duke sjellë efekte tepër negative në shëndet. Një stil jetese i shëndetshëm është më kryesorja, pasi bën që të kemi një funksionim sa më të mirë të metabolizmit. Për t’u dobësuar në mënyrë të kontrolluar por dhe të shpejtë specialisti i mjekësisë bimore sugjeron të ndiqen disa hapa. Përpos të gjitha këshillave, Ylli Merja, tregoi disa bimë të cilat janë shumë efikase në nxitjen e metabolizimit, në përmirësimin e tretjes, në shkrirjen e yndyrnave nën lëkurë, apo bimë që ndihmojnë largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke ndihmuar në uljen e kilogramëve të tepërt.