Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë jahni dhe Krem vanilje.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 12-18 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi problematike, me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për sinozitin. Çfarë e shkakton sinozitin, cilat janë simptomat më të shpeshta, por dhe ato disi më të lehta dhe të fshehura. Si të dallojmë dhimbjen e kokës që na vjen nga sinoziti, ajo që na vjen nga çervikalja apo dhimbja e kokës që vjen nga migrena. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj problematike shëndetësore, e cila nëse nuk trajtohet kthehet në kronike dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale. Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep një kurë tepër efikase e cila shpërthen vatrat e sinusitit në pak ditë.