Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Frikase me mish viçi / Papare me qepë dhe djathë / Paluze me sheqer të djegur.
Nazi Isufi, vajza me pasion motorat vjen në studio nga Italia me dashurinë e saj, Yamaha R6... Ajo rrëfen aventurat e saj të cilat i realizon me familjen, pasi të gjithë janë të pajisur me motor personal. Vajza 29 vjeçare, rrëfen pasionin për motorat të transmetuar nga vëllezërit e saj që në adoleshencë. ‘Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë rritej ideja për të pasur një motoçikletë timen. Derisa një ditë vendosa të nisja udhëtimin tim për të pasur një motoçikletë edhe pse prindërit e mi nuk ishin shumë dakord fillimisht, por më pas më mbështetën duke pranuar këtë pasion” shprehet ajo.
Prindërit ankohen për çanta shkollore të rënda. Sa duhet të peshojë çanta sipas peshës së fëmijës dhe si duhet mbajtur ajo për të mos patur probleme me shtyllën kurrizore? Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, duket se çantat e shkollës vazhdojnë të jenë një shqetësim për prindërit e ciklit të ulët, kjo për faktin se pesha e tyre sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve të tyre. Sipas fizioterapistëve, kjo është një problematikë që shqetëson shumë prindër…por sa është pesha normale që mund të mbajë një fëmijë? Libra, tableta, dreka apo aksesorët ndihmës… Çfarë mendojnë ekspertët për këtë gjë? Çfarë problemesh dhe pasojash shkaktojnë çantat e rënda dhe jo të duhura? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me fizioterapisten Ledina Nikolla, e cila ndau disa këshilla efikase për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Mënyra e marrjes së informacioneve rreth shëndetit ka ndryshuar në shumë aspekte përmes revolucionit dixhital. Për shumicën e njerëzve, interneti është bërë ndalesa e parë ku ata mësojnë dhe lexojnë rreth simptomave dhe problematikave të ndryshme mjekësore. Qasja deri tek informacioni është më e lehtë dhe pa kosto, por shpeshherë kjo sjell edhe probleme, pasi jo çdo gjë që kërkojmë është faktike dhe mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor. Në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri Ermand Mertenika shprehet se nëse një person dëshiron të marrë fillimisht një infomacion në internet per problematikën e tij, është shumë e rëndësishme të dijë të kërkojë në faqe të besuara, pa harruar të theksojë se mënyra më e saktë për çdo lloj shqetësimi është takimi me mjekun!