Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona tagliatelle me kërpudha dhe krem / Tavë me kunguj, patate dhe vezë / Hasude, Reshedi me lëng portokalli.
Si të lëmë pas një dështim, një rënie apo një fatkeqësi dhe të ringrihemi në këmbë? “Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk gabojnë” thotë një fjalë e urtë. Ne bëjmë gabime dhe dështojmë sepse nuk jemi të përsosur, sepse jemi njerëzorë, plot pasione dhe emocione. Nëse dështojmë, do të thotë që kemi provuar, se i kemi dhënë vetes një shans për të realizuar ëndrrat tona, të shkojmë përtej kufijve dhe frikës sonë. Por, sigurisht që askujt nuk i pëlqen të dështojë dhe ndjenja e zhgënjimit që na lë pas nuk është e lehtë për t’u përballuar. Çfarë duhet të bëjmë për të kaluar me pozitivitet një dështim? Si mund ta shohim atë si një moment të ndërgjegjësimit dhe rritjes së re dhe t’i japim një vlerë të ndryshme nga thjesht çështja e vetëvlerësimit dhe e sigurisë në vetvete dhe në aftësitë tona? Si mund të kthejmë dëshpërimin në motiv për të pasur arritje të tjera? Flasim në lidhje me këtë temë me panelistet e ftuara në studion e “Rreze Dielli”, pedagogen Nora Malaj, botuesen Loreta Berhami dhe sipërmarrësen Arba Gramo, të cilat ndanë dhe disa nga eksperiencat e tyre personale të përballimit të situatave të vështira të jetës.
'Amerikania' një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin, identitetin dhe racën. Një roman gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i vërtetë, mbi përvojën thellësisht tjetërsuese të të qenit emigrant. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, “ Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review, sjell në shqip nga Shtëpia Botuese Pegi. Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar... një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. "Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë", shkruan The Guardian.