Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Janar 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Virozat gripale, trajtimi natyral

13 Janar, 16:10 | Përditesimi: 13 Janar, 16:10

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patate dhe presh / Petulla me maja.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 13-19 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë disi e vështirë, por do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, ndaj duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Këtë javë kemi Hënën e parë të plotë të vitit 2025, e cila shoqërohet me pjesëmarrjen e pafavorshme të Marsit në retrogradë dhe aspektin e vështirë Diell-Mars që sjell pengesa, shtyrje apo vonesa. Kujdes në firmosje kontratash, në dokumentancione dhe në udhëtime! Ndërsa në datën 19 janar, Dielli kalon në Ujor, duke ndihmuar për të vendosur gjërat në rregull si dhe për të mbyllur çështje të së shkuarës dhe favorizuar nismat e reja”- theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme. Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga 'mjetet' tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Në “Bima dhe Shëndeti” në studion e "Rreze Dielli", specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

MC/Shqiptarja.com