Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule, presh dhe speca / Supë pule me perime / Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme / Gjellë me lakër në furrë.
Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Pse agjerimi është i shëndetshëm për trupin? Përfitimet prej tij edhe për sëmundje të caktuara. Çfarë ndodh në trupin e njerëzve që agjerojnë? Për personat që agjërojnë për herë të parë, që ndoshta kanë më tepër vështirësi në përballimin e orëve të gjata pa ngrenë e pa pirë, çfarë i këshillon Joka si agjerues prej 15 vitesh? Cila është mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit gjatë kohës kur agjërohet? Gabimet që bëhen në këtë muaj në lidhje me vlerat dhe ushqyerjen e shëndetshme? A mund të agjerohet në mënyrë të vazhueshme edhe pasi të mbarojë ky muaj? Cilëve persona nuk ju këshillohet agjerimi? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili rekomandon dhe një menu të shëndetshme për syfyr dhe iftar në ditët e agjerimit.
Veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme, të rinjtë shqiptarë në rrugët e New York- ut, pyesin kalimtarët rreth këtyre veshjeve duke u bërë viralë në rrjetet sociale… Në një lidhje skype nga New York me mësuesin shkodran Sebastjan Tinaj, i cili u mëson vajzave dhe djemve shqiptar kulturën, traditën dhe zakonet tona. Një video që është ideuar nga Sebastjani është bërë shumë virale në TikTok, pasi tregon vajzat shqiptare veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme që shëtisin në rrugët e New York-ut duke pyetur njerëzit e panjohur se kujt mendojnë ata se i përkasin këto veshje si shtet? Tinaj flet dhe për shkollën e shqiptarëve që jetojnë në New York, të quajtur “Mëso shqip”, e cila u mëson për kulturën dhe traditën tonë gati 200 fëmijëvë që kanë lindur apo janë rritur në Amerikë.