Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Çorbë pule me qullë / Qofte me miell misri e djathë / Supë krem me karrota.
Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten, kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, Java e Martesës, një lëvizje ndërkombëtare organizuar në Shqipëri prej 13 vitesh nga bashkëshortët Ned dhe Jorid Spiecker, vjen si një inkurajim për të gjithë shoqërinë. Çifti amerikano- norvegjez, që jeton prej 30 vitesh në Shqipëri, ndanë në "Rreze Dielli" historinë e tyre, marrëdhënien e shëndetshme në çift dhe kapërcimin e sfidave përmes komunikimit. Diskutimi në studio vijon me temën: Si të ndërtojmë martesën çdo ditë nga pak edhe të rrisim romancën brenda saj? Punonjësja sociale Pranvera Dhima, vuri theksin tek toleranca dhe komunikimi në çift duke iu bërë thirrje të martuarve që t'i japin prioritet njëri tjetrit dhe të qëndrojnë të bashkuar në çdo sfidë.
Shkodrani Elvis Skuqaj rikthehet në atdhe pas 26 viteve emigrim. Ai tregon arsyen pse la Francën për t’iu përkushtuar blegtorisë. Në familjen e tij prej 5 anëtarësh, secili zotëron pasaportë të huaj… Elvis Skuqaj është kthyer në Shqipëri pas 26 vitesh emigracion në Francë dhe Gjermani. Ai punon tokën dhe merret me blegtori, ku specialitet ka të gjitha produktet e qumështit të deleve dhe kecave. E veçanta e tij është se në familje, ka 5 pasaporta me 5 kombësi të ndryshme. Vetë ka pasaportë franceze, një djalë e ka me pasaportë gjermane, tjetrin e ka me pasaportë amerikane, prindërit i ka me pasaportë italiane dhe vetëm gruan e ka me pasaportë shqiptare. Së shpejti Elvisi pritet të bëhet baba sërish dhe fëmijët e tij dhe e shoqja do marrin pasaporta të tjera, për atë kombësi që do të zgjedhin.