Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me nenexhik / Patëllxhanë me salcë të kuqe / Reçel karrote.
E ftuar në studion e Rreze Dielli psikologia e njohur Ema Bruci, e cila është tepër virale në rrjetet sociale për komunikimet e shpeshta në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore sa i takon fushës së psikologjisë. Ajo sot, me ne në studio do t’i japë përgjigje 12 pyetjeve më të shpeshta që bëjnë dhe shqetësojnë më shumë prindërit në lidhje me rritjen dhe karakterin e fëmijëve të tyre: Pse fëmija im gënjen? Pse fëmija im nuk ka besim në vetvete? Pse fëmija im nuk flet rrjedhshëm? Pse fëmija im vjedh? Pse fëmija im është frikacak? A lidhet frika me ankthin? Pse fëmija im nuk respekton të tjerët? Pse fëmija im qëndron i nervozuar shpesh herë? Pse fëmija im është i dhunshëm? Pse fëmija im xhelozon? Pse fëmija im nuk më dëgjon? Pse fëmija im është egoist? Pse fëmija im nuk lexon?
‘Nuk është thjesht një veshje, por një burim energjie dhe fati’, shkruan Amadea Stefa në një nga postimet e saj më të fundit. A e keni menduar ndonjëherë që ngjyrat që ne veshim ndikojnë në energjinë dhe jetën tonë? Po është e vërtetë, ngjyrat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në emocionet dhe perceptimin tonë. Nga e kuqja e gjallë e pasionit deri tek e kaltërta e qetësisë, ngjyrat e ndryshme mund të ngjallin një sërë ndjenjash dhe të ndikojnë në disponimin tonë. Në fushën e veshjeve, zgjedhjet e ngjyrave luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne perceptohemi nga të tjerët dhe si ndihemi për veten tonë. Me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të flasim në studion e “Rreze Dielli” sesi ngjyrat e veshjeve mund të formojnë emocionet tona, të ndikojnë në sjelljen tonë dhe t'i komunikojnë mesazhe botës. Çdo ngjyrë ka karakteristika dhe asociacione unike që mund të ngjallin emocione dhe përgjigje specifike. Ja ngjyrat që propozon Amadea të vishen nga e Hëna në të Diel!