Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Korrik 2026 – Receta / Kujdesi për fëmijët në vapë/ Ndikimi i numrave në jetën tonë

14 Korrik, 16:10 | Përditesimi: 14 Korrik, 16:10

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukëvale tradicionale / Qofte me domate dhe trahana / Djathë i bardhë i pjekur në furrë me domate të thata dhe ullinj.

Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore si goditja nga dielli, dhimbjet e barkut, diarrea dhe dehidratimi. Si mund t'i dallojnë prindërit shenjat e para? Kur mjafton kujdesi në shtëpi dhe në cilat raste duhet kërkuar menjëherë ndihma e mjekut? Për këto çështje dhe këshillat praktike për parandalimin dhe menaxhimin e tyre, bisedojmë në "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Edmond Pistulli, mjek kardiopediatër, i cili ndan rekomandime të vlefshme për t'i ndihmuar prindërit të kujdesen sa më mirë për shëndetin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.

Nga bota e inxhinierisë së ndërtimit në Norvegji, drejt kërkimit të kuptimeve më të thella të jetës, gjuhës, simbolikës dhe vetëdijes njerëzore. E ftuar ne “Rreze Dielli”, Afërdita Zaja, e cila pas një karriere të suksesshme si inxhiniere konstruktore, iu përkushtua studimit të etimologjisë, numerologjisë, meditimit dhe traditave të lashta shpirtërore. Nxënëse e studiuesit dhe gjuhëtarit të njohur Petro Zheji, ajo ka eksploruar lidhjen mes fjalës, zërit, numrave dhe energjive që, sipas saj, ndikojnë në jetën e njeriut. Sot ajo po hap në Norvegji qendrën e saj të meditimit, LotusOcean Meditation Center, një hapësirë që synon të ndihmojë njerëzit të gjejnë qetësi, ekuilibër dhe lidhje më të thellë me veten dhe natyrën. Çfarë mund të na tregojnë numrat për jetën tonë? Cila është fuqia e fjalës dhe e zërit? Dhe si mund të gjejmë më shumë harmoni në një botë që shpesh na largon nga vetvetja? Për këto dhe shumë të tjera do të flasim sot me Afërdita Zajën.

MC/Shqiptarja.com