Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër me oriz në furrë / Qofte me spinaq dhe patate/ Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë.
E njohur si “Kapedania e polifonisë labe”, Paro Ziflaj është pa dyshim një nga zërat më të bukur të polifonisë shqiptare. Me një ngjyrë vokale shpërthyese, të fortë por njëkohësisht të ëmbël, zëri i saj depërton drejt në shpirtin e publikut dhe derdhet plot emocion në qetësinë e tij. Një zë margaritar që ka rritur breza të tërë dhe që sot e kësaj dite ende kumbon. Paro Ziflaj numëron mbi 50 vite në skenë, një këngëtare që vazhdon edhe sot të dhurojë emocione pafund. Të rrallë janë artistët që arrijnë ta ruajnë zërin gjatë gjithë jetës së tyre, dhe kjo, siç thotë vetë Paroja, mund të jetë një bekim nga Zoti, sepse “jeta e saj është një këngë”. “Do të këndoj sa të kem frymë,” shprehet ajo në studion e Rreze Dielli, ku ndan emocionet e një jete mbi skenë, plot pesë dekada. Përveç pasionit për këngën popullore, ajo ndan edhe dashurinë e veçantë për gatimin, duke na sjellë një nga recetat e saj të preferuara të vendlindjes: oriz me mëlçi pule.





















