Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Kapsllëku, trajtimi natyral

14 Prill, 15:52 | Përditesimi: 14 Prill, 15:52

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gliko me lëkura agrumesh / Qofte me lakër dhe karota / Tahini me fara susami.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 14-20 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si java më e mirë e vitit. "Kjo javë sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me Afërditën që kthehet në rrugën e duhur. Ndërsa Mërkuri, Marsi dhe Dielli lëvizin në pozicione dinamike duke sjellë një javë ideale, sidomos në marrjen e vendimeve. Priten mundësi për rritje në marrëdhënie, komunikim dhe plane profesionale, por kujdes, dhe sfida që kërkojnë vëmendje!", paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Kapsllëku kronik është një problem mjaft i zakonshëm tek të moshuarit dhe ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre. Ulja e aktivitetit fizik, ushqimi i varfër në fibra, përdorimi i barnave për një kohë të gjatë dhe shumë shkaqe të tjera sjellin shpesh këtë problematikë tek të moshuarit. Por si mund të menaxhohet ky shqetësim, i cili mund të sjellë dhe problematika të tjera shëndetësore nëse nuk trajtohet, cilat janë bimët më të mira që na ka falur natyra dhe si mund të përdoren për të rregulluar cilësinë e jetës së çdo të moshuari, flasim në "Bima dhe Shëndeti" në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

MC/Shqiptarja.com