Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fërgesë me speca, domate, djathë dhe vezë / Kunguj të skuqur me kos / Reshedi, Hasude e Myzeqesë.
Roland Tasho është një nga fotoreporterët shqiptar më të njohur, plot 42 vite në karrierë me një pasion që duket se nuk është shuar. Roland Tasho është i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve ’90, për Tiranën e vjetër, por dhe pasqyrimin e bukurive natyrale të grave para viteve ‘90. Në studion e “Rreze Dielli” përmes një galerie fotografie nostalgjie kujtojmë pak Tiranën e atyre viteve, Përmes fotove, Tasho na tregon dhe momente pikante dhe kujtime teksa shkrepte ato foto si me njerëz të panjohur në rrugë, por dhe me personazhe të njohur të botës së spektaklit dhe politikës. “Edhe sot kur fotografoj, ende emocionohem”, ndoshta ky është dhe çelësi i suksesit i fotografit të njohur.
Vera dhe kujdesi ndaj flokëve, Olti Shulla na tregon sesi duhet të përkujdesemi për flokët sidomos për vajzat që ndryshojnë herë pas here ngjyrat e flokëve. Flasim dhe për trendet e ngjyrave këtë vit, gjithashtu Shulla jep këshilla mirëmbajtje për djegien e majave dhe sidomos çfarë duhet të bëjmë përpara se të shkojmë në plazh. Parukieri i njohur në kryeqytet na përgatit në studion e “Rreze Dielli” dhe tre maska në kushte shtëpie me produkte natyrale për flokë gjithë shëndet që shkëlqejnë, pa yndyrë, zbokth, pa maja të djegura dhe mënyrë e duhur sesi duhen aplikuar maskat në flokë.