Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë / Supë krem me mish pule dhe limontoz / Embëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata/ Gjizë shtëpie.
Parfumi ka një histori të gjatë dhe të pasur. Që nga lashtësia, ai ka qenë një pjesë e pandashme e kulturave të ndryshme. Për shumë njerëz, parfumi është më shumë se thjesht një aromë e këndshme. Parfumi është një mënyrë për të shprehur personalitetin, për të përforcuar vetëbesimin dhe për të krijuar një prani të paharrueshme. Në studion e “Rreze Dielli” flasim pikërisht për parfumin, çfarë tregon aroma jonë për ne, përse parfumi duhet të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme dhe çfarë përfitimesh mund të na sjellë? Flasim mbi psikologjinë e aromave, si ndikojnë parfumet në humorin dhe sjelljen tonë? A mund të zbulohet karakteri i një personi nga aroma që zgjedh? A preferojnë njerëzit kreativë aroma më ekzotike, më të forta dhe autoritare? Cila është zgjedhja e duhur e parfumeve sipas rasteve, parfume për përditshmëri, takime romantike, biznes, apo evente të veçanta? A ka disa truke që parfumi jonë të mbajë aromën sa më gjatë? Diskutojmë me panelistët e ftuar sipërmarrësin dhe parfumierin Erald Puçe, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe sipërmarrësen Eda Bano.
Festohet sot Shën Valentini! Të gjithë çiftet sot, romantike apo jo, gjejnë kohë për të shijuar këtë festë. Jo gjithmonë kjo festë shoqërohet me lule, darka romantike apo dhurata. Por nëse ju kombinoni idetë, me kohë, dashuria juaj këtë ditë do të duket edhe më e mrekullueshme. Edhe pse në fakt, Shën Valentini nuk duhet të jetë dita e vetme kur duhet t’i tregoni partnerit sesa e doni. Megjithatë, kjo ditë është një tjetër mundësi për të shprehur dashurinë dhe për t’i bërë momentet unike. Në fund të fundit, është shumë bukur kur dikush jep kohë dhe energji për të organizuar diçka më personale. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” sipërmarrësja e eventeve Xheni Lulaj do të na tregojë disa ide tepër të thjeshta sesi të krijojmë një ambient romantik në shtëpi në ditën e Shën Valentinit.





















