Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror i Çobanit / Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Tetor. Eshtë një javë sa problematike, por dhe me mundësi pozitive, duhet të tregohemi të vëmendshëm e të kujdesshëm si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. “Kemi një fenomen të javës që do të thotë ndryshime dhe ndikime të mëdha, të cilat fillojnë nga kjo javë. Kemi ndikimin e Hënës së plotë, ditën e enjte, ku jep ndryshime shumë të mëdha dhe ngjyra të ndryshme. Kujdes ku vendosni këmbën! Kjo javë përgatit për gjëra të mëdha që pritet të ndodhin në vashdimësi. Në çështjet ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni, është momenti perfekt për të parë se ku keni gabuar dhe të keni mundësi të rregulloni dhe stabilizoni çdo problematikë, duke qenë se kemi ndikimin e Jupiterit në retrogradë” thekson astrologu Jorgo Pulla, i cili më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 14-20 tetor 2024.
Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara, njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj me radhë në gatim dhe mjekësi, por edhe pastrim gjithashtu. Benefitet e saj janë të shumta edhe për sa i përket lëkurës dhe rutinës së bukurisë. Pikërisht për vlerat e benefitet e këtij 'ilaçi' popullor, flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, si duhet ta përdorim uthullën e mollës së egër por dhe uthullën e hudhrës, kombinuar me produkte të tjera në parandalimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.