Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me vezë dhe proshutë në furrë / Valipaça - Supë e Çamërisë / Reçel me patëllxhanë.
“E ka pa kush nanën teme tue ecë ndër mendime t’mija? Se unë s’e shoh…por ndiej frymën e saj, si toka qi mban farën nën shi”… Këtu në këto vargje zemre e malli, vjen Albana Mançja me botimin më të ri titulluar “Asht”, një buqetë poezish në gegënisht që të rrëmben shpirtin. Dashuria një teh që përshkon vargjet e çdo poezie, aty ndihet dhimbja, zoti, ringjallja, përjetësia, shpresa, vetë jeta, nëna, babai e familja. Aty është toka, malli dhe loti, janë engjëjt me krahë letre ashtu siç autoria i referohet në poezinë e saj qiellit të zhveshur. Një dhimbje e bukur e një shpirti të pasur që të rrok vëmendjen e të zhyt në mendime. “Asht - A e ka pa kush nanën teme?”, mbi të gjitha një dedikim kushtuar nënës. Albana Mançja nuk na zgjon vetëm në mëngjes me aromën e kuzhinës, por na emocionon edhe në mbrëmje, aty ku një libër në dorë të jep emocione e të largon nga ritmi i çmendur i botës, e në fakt të dyja janë forma krijimtarie që kërkojnë imagjinatë, shije estetike dhe emocion. Albanën jemi mësuar ta shohim edhe në ditët ku batuta dhe humori tregojnë një tjetër dimension të saj, një Albanë mes poezisë dhe kuzhinës, por gjithmonë me dashuri dhe energji. “Asht” libri i saj i shtatë, padiskutim sjell një Albanë emocionale, për të cilën këtë herë rrëfen jo nga këndi i saj i preferuar i kuzhinës, por nga hapësira e zemrës.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, numerologia dhe astrologia Liza Gjika bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 tetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas Gjikës, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por ku kërkohet vëmendje. "Kemi një periudhë me Peshoren që është në balancë, jemi në zonën e saj që ndikon tek të gjitha shenjat, kjo periudhë në fakt jep një sharm për të ndarë të mirën dhe të keqen dhe për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe keq në jetën tonë. Është një javë disi tinëzare, është një periudhë kompensimi, nëse keni bërë mirë do shpërbleheni, nese jo kujdes, prisni pasojat!", paralajmëron Gjika, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.





















