Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me lakër dhe mazë / Tagliatelle me kërpudha dhe krem qumështi / Gurabije të shkrifëta me gjalpë.
Për të bërë një parashikim sesi do të jetë viti 2024 në syrin e një okulisti, sot në “Rreze Dielli” në Report TV ishte studiuesi nga Korça, Jofiel Koço. Okultisti u ndal në prioritetet që do të ketë ky vit në fushën profesionale dhe atë familjare duke bërë një lexim të vitit 2024 sipas numerologjisë. Gjithashtu studiuesi i shkencës okulte foli dhe për situatën ekonomike që do përballet bota në vitin 2024, paranë dixhitale që do të jetë valuta e dekadës së ardhshme, gjeopolitikën rajonale dhe botërore që do të bëhet përcaktuese për vitin e ri dhe patjetër për atë që njihet si inxhinierimin-social që do i bëhet njerëzimit gjatë vitit 2024.
Inxhinieria dhe inteligjenca artificiale ka evoluar, ka sjell mjaft të reja por dhe debate faktikisht siç është rasti i fundit i konceptit të strukturës së parë të mitrës artificiale në botë. Si është konceptuar të lindin fëmijët e së ardhmes? Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me inxhinierin biomjekësor Ermand Mertenika, nëse këto inovacione hidhen për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të debatuar mbi inteligjencën artificiale apo një ditë do të praktikohen me të vërtetë. Si mund të realizohet ky inovacion? A është e mundur të krijohet fetusi në një mitër artificiale? Me Mertenikan ndalemi dhe në atë që po diskutohet shumë kohëve të fundit mikroçipet që vendosen në tru… Me zhvillimin teknologjik pritet që shumë shpejt inteligjenca artificiale të zëvendësojë shumë profesione, por cilat do të jenë më të rrezikuara?