Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Zogj të vegjël pule me ullinj, recetë e Qeparosë / Mashurka të freskëta me salcë / Spinaq sotè.
Tashmë është fakt në të gjithë botën se konsumimi i pijeve energjike, sidomos nga të rinjtë sa vjen dhe rritet dita ditës. Por sa të dëmshme janë pijet energjike? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike tregojmë se çfarë janë pijet energjike, çfarë kanë në përmbajtje të tyre, përse thuhet se ato shkaktojnë varësi. Çfarë i ndodh ekzaktësisht trupit pasi konsumojmë një pije energjike? Cilat janë rreziqet potenciale të pijeve energjike tek njerëzit, veçanërisht tek të rinjtë? Cilat janë elementet që sjellin dëme në organizëm? Nëse e krahasojmë një pije energjike me një kafe, cili është ekuivalenti i kafeinës? Cilat janë organet më të rrezikuara nga konsumimi i pijeve energjike?
Bonsai, ose 'Pema e Jetës' domethëniet e pemës në miniaturë, si të kujdesemi për të dhe kujt duhet t'ia dhurojmë? Ne studion e “Rreze Dielli” flasim me Marsida Bushi, eksperte nga Oazi i Gjelbër e cila na jep disa këshilla në lidhje me kujdesin e bimëve si bonsai, gjithashtu ndalemi në lulet dhe kuptimin e tyre, si të dhurojmë të duhurat sipas rasteve…