Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Strudel me djathë dhe kërpudha / Dollma me lakër / Gjethe lakre të skuqura / Çomlek me qepë.
Me kameran e "Rreze Dielli" shkojmë në një ambient mjaft të veçantë në qendër të Tiranës. Në një ditë me shi, kemi zgjedhur të konsumojmë një çaj të ngrohtë në filxhanët e porcelanit të para viteve '90, në një nga këndet më të preferuara të Rejna Kullës. Koleksionistia 42 vjeçare na tregon copëza nostalgjie përmes qindra objekteve të cilat ajo i lidh me filmat e vjetër shqiptar. Rejna e lindur në një familje tipike tradicionale tironse dhe e rritur mes magjisë së sendeve antike rrëfen si lindi dhe u zhvillua pasioni për të koleksionuar objekte të vjetra nga pullat tek radiot, televizorët, furnellat me vajgur e shumë të tjera, objekte kaq nostalgjike që tregojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë. Gjithashtu Rejna e frymëzuar dhe nga babai i saj, por dhe bashkëshorti, ka dhe një pasion të çmendur për makinat retro, teksa na tregon dhe historitë sesi ka arritur t'i bëjë pjesë të koleksionit të saj.