Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate të marinuara me sallam në furrë/ Kulaç me djathë/ Speca saganaki/ Ëmbëlsirë e ftohtë me hurma.
"Mendojeni për një çast martesën si një lojë me litar, ku ju jeni në njërën anë dhe partneri juaj është në anën tjetër, ndonjëherë ju fitoni, duke tërhequr me gjithë fuqinë tuaj, herë të tjera ju ndaloni, bëni një hap pas duke u përpjekur të rifitoni ekuilibrin. Por çfarë ndodh kur litari, i ngjeshur nga vite të tëra shtrëngimi dhe tensioni, fillon të prishet dhe përfundimisht këputet? Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të rritur po përballen me atë pikë të thyer – divorcin më shumë se kurrë më parë", ky pasazh i marrë nga një studim i fundit mbi marrëdhëniet, martesat dhe divorcet në botë ngre shumë pikëpyetje, ku raportohet gjithnjë e më shumë numri i divorceve me 'thinja'. Çfarë i shtyn të moshuarit të ndahen në këtë moshë? Po për Shqipërinë, çfarë mund të themi, si qëndron ky fenomen në realitetin shqiptar? Flasim në studion e "Rreze Dielli" me tre panelistët e ftuar, Teuta Doçi, Adi Pojana dhe Adile Hoxha.
Jeni kuriozë për çajin më të famshëm të momentit? Mos kërkoni më tej: quhet çaj jeshil matcha dhe përfitimet shëndetësore të tij janë befasuese! I sugjeruar nga nutricionistët më të njohur dhe studiues të famshëm, matcha nuk është çaji juaj jeshil tipik. Ky çaj jeshil me përqëndrim të lartë, i bluar imët, është përdorur tradicionalisht në ceremonitë e çajit kinez e japonez për qindra vjet. Matcha është një formë e koncentruar pluhur e çajit jeshil që është përdorur për shekuj me radhë, shqiptimi i tij (maa-chuh) rrjedh nga fjalët “tokë” dhe “çaj”. Ndryshe nga llojet e tjera të çajit, matcha përmban të gjithë gjethen e çajit, duke siguruar një burim më të përqendruar të lëndëve ushqyese, e pasur me shumë antioksidantë të njohur si katekina. Në studion e ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha do të na përgatisë pikërisht pijen e famshme me çajin matcha për humbje peshe, rritje të energjisë dhe përqëndrimit.
Lëkurë e thatë dhe pa hidratim? Kjo maskë është zgjidhja juaj! Në rubrikën ‘Bëje vetë’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon një nga maskat më të vjetra me vetëm dy produkte natyrale që nuk mungojnë kurrë në shtëpitë tona. Adile si e apasionuar pas rutinës sistematike me maska bio, sugjeron maskën hidratuese me kos dhe mjaltë për lëkurë të butë e plot shkëlqim. Mjalti është një hidratant natyral, ai tërheq lagështinë në lëkurën tuaj duke e lënë atë të ndjehet e shëndetshme dhe e hidratuar, ndërsa kosi zbut dhe siguron një eksfolim të butë, duke sjellë një lëkurë më të shndritshme dhe më të lëmuar. Gjithashtu Adile na tregon dhe sekretin e lëkurës së saj rinore, përgatit scrubin e saj të preferuar me dy përbërës.