Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Infeksionet mykotike, trajtimi bimor nga Ylli Merja

15 Prill, 15:25 | Përditesimi i fundit: 2024-04-15 15:26:37

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me qepujka / Qofte me bukë të ndjenjur.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 15-21 prill për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë mund të quhet java më e mirë e vitit, pasi ka ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.

Infeksioni i Candida është një infeksion fungual që shkaktohet nga një lloj kërpudhe e quajtur Candida. Candida mund të shkaktojë infeksione në lëkurë, në gojë, në organe gjenitale, ose edhe në sistemin e tretjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, Candida albicans është kërpudha që shkakton këtë infeksion. Simptomat e infeksionit të Candida mund të përfshijnë skuqje, djegie, kruarje, dhe shfaqje të sporeve të bardha në zonat e prekura, por dhe simptoma të tjera të fshehura. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët që çojnë në infeksionet mykotike, simptomat, parandalimin dhe trajtimin alternativ me bimë dhe vajra bimore, të cilat e largojnë brenda pak kohësh.