Zonja Albana solli një sugjerim recete plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për sot ishte nje byrek tradicional, Mesnik me mish pule.
Bota virtuale ka rritur vetminë e njerëzve. Sipas një studimi, 63 % e shqiptarëve përdorin rregullisht internetin duke ndikuar negativisht në sjelljet sociale, familjare dhe duke rritur izolimin… Nëse do i thoje dikujt 30 vite më parë se marrëdhëniet mes njerëzve do të ndryshonin drastikisht nga futja e botës virtuale, do të merrnin për të çmendur…Edhe pse në dukje nuk është kohë relativisht e gjatë, sot është fakt që marrëdhëniet njerëzore kanë ndryshuar, jane bërë më të vakta, më të brishta, apo më të sinqerta do thoshte dikush, por kjo gjë mbetet për t’u diskutuar….Sipas socilogëve, sot mund të flasim për tre botë ku ka njerëz, bota reale, ajo e përtejme dhe bota virtuale. Nëse për atë reale dhe virtuale ka prova, për të përtejmen mbetet ende për t’u vërtetuar…por fakt është që studiuesit shtojnë se virtualiteti po e çon njeriun gjithmonë e më shumë drejt vetmisë. Nëse do ktheheshim prapa në kohë dhe të kujtonim veten tonë dhe mënyrën e të jetuarit, do të na duket primitive dhe e vështirë. Duke filluar kryesisht pas vitit 2000, interesi për teknologjinë filloi të hidhte hapat e para pavarësisht se përdorej vetëm nga 0,1% e popullsisë, ndërsa sot 62.7% e popullsisë përdorin rregullisht internetin, por a jemi gati ne për këtë ndryshim teknologjik që po ndryshon dhe marrëdhëniet tona? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Rudina Koromani, psikologe; Sanije Korini, mësuese dhe Kushtrim Shala, ekspert telekomunikacioni.
New York- u vishet kuq e zi, në paradën e madhe shqiptare. Në skype me Leonard Balaj i cili jeton prej 20 vitesh në Amerikë, tregojmë momente nga ceremonia madhështore. Falë përkushtimit dhe pasionit ai sot renditet ndër agjentët imobiliar më të suksesshëm në New York Para pak ditësh është mbajtur në New York parada më e rëndësishme e shqiptarëve që organizohet çdo vit në muajin Qershor. E kthyer në një traditë tashmë, mijëra shqiptarë të veshur kuq e zi marshuan në rrugët e qytetit. Në këtë paradë nuk munguan këngët dhe vallet patriotike duke sjellë një atmosferë elektrizuese. Parada i dedikohet lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe është edicioni i 15-të që organizohet në New York.