Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Mars 2026 – Receta/ Dhimbjet e kockave, kura natyrale

16 Mars, 14:46 | Përditesimi: 16 Mars, 14:46

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me kos / Speca të mbushur me mish dhe oriz.

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë ulur, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe faktorë të tjerë si mosha, ushqyerja jo e balancuar apo stresi, bëjnë që shumë njerëz të përballen çdo ditë me probleme që lidhen me kockat dhe nyjet. Këto dhimbje jo vetëm ndikojnë në cilësinë e jetës, por shpesh kufizojnë edhe aktivitetet më të thjeshta të përditshme. Megjithatë, natyra na ofron një sërë zgjidhjesh të vlefshme. Bimët mjekësore dhe disa ushqime të caktuara kanë veti të rëndësishme që ndihmojnë në forcimin e kockave, reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve në mënyrë natyrale. Për të kuptuar më mirë shkaqet, mënyrat e parandalimit dhe trajtimet natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve, sot në “Bima dhe Shëndeti” flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na tregojë bimët dhe ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave, si mund të kombinohen ato në mënyrën e duhur dhe çfarë mund të bëjmë çdo ditë për të lehtësuar dhimbjet dhe për të mbajtur kockat sa më të shëndetshme.

MC/Shqiptarja.com