Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Prill 2025 – Receta/ Ushtrime tonifikimi në shtëpi/ Projekt edukativ i nxënësve

16 Prill, 16:50

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë / Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli / Biskotat e Pashkës.

Si të tonifikojmë trupin nga shtëpia dhe cilat janë zonat më problematike / '10 minuta për trupin', ushtrime të shpejta për bark, këmbë dhe vithe! Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie, të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Dy instruktoret Erilanda Bakalli dhe Alma Hasani demostrojnë në studion e “Rreze Dielli” disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.

MeDit, bota virtuale kthehet në një mundësi për mësim dhe zhvillim, e mbushur me mundësi dhe siguri! MeDit është një aplikacion edukativ për fëmijë, i krijuar në kuadër të modulit të Kompanisë së Nxënësve. “Misioni ynë është të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për fëmijët në botën virtuale, duke i udhëzuar dhe ndihmuar në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe aktiviteteve të jetës së përditshme përmes videove edukative dhe mësimore” shprehet mësuese Orilda Kalami në studion e “Rreze Dielli”, e cila së bashku me dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Era Shamata tregojnë më shumë mbi këtë projekt, i cili synon të mbështesë fëmijët e moshës 5-12 vjeçare në zhvillimin e aftësive të reja, duke u ofruar mësime dhe këshilla që i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë argëtuese dhe të sigurtë, duke i ndihmuar gjithashtu të bëjnë zgjedhje të mira dhe të shmangin ndikimet negative nga bota virtuale dhe rrjetet sociale.