Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Qershor 2023 – Receta / Arsimi profesional / Udhëtime / Kujdesi për fytyrën

16 Qershor 2023, 16:00

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Omletë me brokoli në furrë / Musaka verore me patate dhe mish të grirë. I ftuar në këndin e kuzhinës Shef Seri Haskurti, përgatiti një recetë të vjetër tradite, njësoj siç e gatuante gjyshja e tij dikur, Kungull i mbushur me gjizë, erëza dhe arra.

Arsimi i lartë profesional është gjithmonë e më i preferuar në ditët e sotme, si zgjedhja ideale për tregun e punës dhe formimit profesional të studentëve. Përfaqësues të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë, Akademiku Jorgaq Kaçani, rektor i KPGJT dhe Zamir Rina as/rektor, flasin për kurrikulat e avancuara të këtij institucioni në vendin tonë. Një nga risitë e tregut shqiptar të arsimit, KPGJT, pjesë e Kastrati Group, është një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Ky kolegj ka qëllim të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për t’u punësuar menjëherë në kompanitë e grupit. Kolegji siguron praktika profesionale të garantuara në ndërmarrje me standarde Evropiane si Auto Star Albania, përfaqësuese e Mercedes-Benz në Shqipëri, si dhe ndërmarrje me standardet më të larta të Fushës së Ndërtimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Pedagogë dhe ekspertë të huaj nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe më gjerë, duke u bazuar në Sistemin Dual të mësimdhënies me programe të studimit si në aspektin teorik, por mbi të gjitha në aspektin praktik.

Në skype nga Doha, Katar me Laureta Halilaj blogerja e njohur e instagramit e cila ka vizituar 65 shtete të ndryshme, na tregon pasionin e saj për udhëtimet dhe destinacionet më mbresëlënëse... Laureta Halilaj, ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë për Multimedia. Pasioni i saj më i madh janë udhëtimet e kuriozuar gjithnjë e më shumë në eksplorimin e kulturave të reja. Edhe pse në moshë relativisht të re, ajo ka vizituar 65 shtete të botës. Aktualisht jeton në Doha dhe merret me blogging, blogu i saj është i përqëndruar tek udhëtimet, travel-fashion-food dhe lifestyle.

Në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi përgatitëm 2 shotsa ushqyese dhe freskuese për fytyrën gjatë verës, kombinime për lëkurë plot shkëlqim dhe vitamina… Për këtë estetistja propozoi një kombinim ideal frutash dhe perimesh që në këtë sezon nuk mungojnë në shtëpitë tona.