Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bishtaja me proshutë dhe Trahana në furrë me qepë dhe salcë, trahana të cilën Albana e përgati në oborrin e shtëpisë së saj.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 16-22 shtator 2024. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje në çështjet e punës, në kreditime dhe në firmosje kontratash. “Kujdes dhe vëmendje në atë çfarë shprehni dhe ku e shprehni’ thekson Pulla. Është një javë që megjithëse mund të jetë e lodhshme, por ka dhe ndikime pozitive ku nuk lejohen gabimet. Kujdes, mos nxitoni, çështje të mëdha ndodhin këtë javë! Por, cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë më tepër kujdes?
Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë gjethet dhe frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Trëndafili i egër është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, të pasur me vitamina, sidomos vitaminë C, acide yndyrore, antioksidantë e shumë elementë të tjerë të rëndësishëm. Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, tregon sesi duhet të përdorimin trëndafilin e egër në dozën e duhur në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore si artriti, ekzema, hemorroidet, forcimin imunitar, reumatizëm, dermatologji, çrregullime në tretje e jashtëqitje, e shumë të tjerë.