Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me brokoli dhe djathë / Gjellë me patëllxhanë / Sallatë me kunguj të skuqur.
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit. Po pse janë shtuar virozat? Cilët janë faktorët kryesorë që ato janë kaq të përhapura në ditët e sotme? Pse disa sëmuren e disa të tjerë janë më të fortë? Flasim në lidhje mbi këtë tematikë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili na tregon edhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve, dhimbjen e kokës dhe temperaturën.
Në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki me Eni Dare japin disa këshilla praktike tepër efikase për të gjitha zonjat si dhe disa truke shumë të thjeshta pastrimi me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi. Larja e enëve sidomos pas vakteve plot yndyrë është gjithnjë e bezdishme dhe pak e mundimshme, por me një truk fare të thjeshtë ju mund të largoni yndyrën në pak sekonda, gjithashtu fundi i tiganit tuaj do të bëhet si i ri me me përbërës natyral pa kimikate që të gjithë i kemi në shtëpi. Njollat e stilolapsave në divan apo copa të ndryshme janë gjithnjë një shqetësim, gjithashtu dhe vijëzimet e lapëstilave… Por vetëm me një produkt që na ndodhet në shtëpi ne mund t’i largojmë fare thjeshtë.