Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Prill 2024 – Receta/ Nuk dobësoheni dot? Ja çelësi i rënies në peshë / Befason me magjitë…

17 Prill, 16:30

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq dhe qepë të njoma / Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine / Kaçamak me miell misri.

Pse disa njerëz nuk bien në peshë pavarësisht se mbajnë dietë? Cilët janë faktorët që pengojnë në rrëzimin e kilogramëve dhe 3 gabimet më të mëdha që bëhen nga personat mbipeshë… Në studion e Rreze Dielli flasim pikërisht mbi këtë tematikë me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili shprehet se faji i mosrënies në peshë tek disa njerëz pavarësisht se nuk hanë tepër, është i hormoneve dhe jo i pakësimit të kalorive. Po pse shumë dietologë udhëzojnë si fillim pakësimin e kalorive në dietat për dobësim? Çfarë është mekanizmi homeostatik si funksionon ai? Cilat janë hormonet që nuk na lejojnë të dobësohemi dhe a lidhet ndryshimi i balancës së tyre me moshën, aspektin genetik, gjininë etj? Përveç treguesve hormonal a ka arsye shtesë të mosrënies nga pesha? Cilat janë gabimet që bëhen më shpesh nga individët që duan të rrëzojnë peshë?

Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e Rreze Dielli prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij si dhe realizon një numër shpejtësie duke pirë kafen mbi një tavolinë që fluturon në ajër.