Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me spinaq dhe gjizë / Embëlsirë me 3 përbërës në gotë.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në lidhje me atë çfarë duam të bëjmë dhe është e rëndësishme në fushën ekonomike dhe atë sociale. Përsa i përket çështjeve që lidhen me dashurinë, me udhëtimet apo me mundësitë duket se planetet favorizojnë në këtë rast. Eshtë një moment mjaft pozitiv dhe shumë ideal përsa i përket punës dhe vazhdimësisë, por duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë bëjmë dhe ku shkojmë. Përqendrohuni në synimet tuaja!
Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një 'ilaç' apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Ndërsa uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërkohë, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti, si dhe tregojmë arsyet që pengojnë mospërthithjen e vitaminës D nga organizmi. Gjithashtu Merja në fund të bisedës i jep përgjigje pyetjeve të ndjekësve që kanë shkruar në rrjetet sociale në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore.