Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me patate, rozmarinë dhe limon / Byrek me qepë të njoma dhe djathë / Qofte me kunguj të njomë.
Amadea Stefa, një emër që lidhet me energjinë shpirtërore, udhëheqjen emocionale dhe evente transformuese, foli sot në “Rreze Dielli” për shërimin e shpirtit. Çfarë është shërimi i shpirtit dhe si mund ta bëjmë atë? Cilat janë 3 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për t’u lidhur me vetveten? A mund të ndodhë transformimi shpirtëror edhe pa pasur një krizë apo dhimbje? Si e dallon një njeri që ka humbur lidhjen me vetveten? Në një botë që na kërkon të jemi gjithmonë në lëvizje, në dispozicion, të fortë e të përkushtuar... ka një nevojë që shpesh e anashkalojmë: nevojën për të ndalur dhe për të shëruar vetveten!
Kur temperaturat ngrihen, edhe shtëpia ka nevojë për “freskim”! Ekspertja e kujdesit shtëpiak, Eva Ikonomi, ndan në studion e "Rreze Dielli" këshillat më praktike për ta mbajtur ambientin të pastër, të freskët dhe plot dritë gjatë verës. Nga ndryshimi i materialeve të perdeve dhe mbulesave, te pastrimi natyral i dyshekut me sodë buke dhe miell misri, e deri te larja e parketit me uthull dhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim – zbuloni gjithçka që duhet të dini për një verë më të lehtë në shtëpi!