Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Qershor 2026 – Receta / Denisa Kona, pasionet dhe malli për nënën

17 Qershor, 14:51 | Përditesimi: 17 Qershor, 14:51

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule të marinuara me kos dhe erëza në furrë / Bukë pite / Speca me domate dhe vezë / Patëllxhanë të mbushur me djathë.

Denisa Kona është një grua që ka ditur t’i japë jetë çdo pasioni të saj. E njohur prej vitesh në gazetari, ajo ka eksploruar me të njëjtën përkushtim edhe botën e shëndetit natyral, duke kërkuar gjithmonë harmoninë mes njeriut dhe natyrës. Sot, jeta e saj është një mozaik i pasur dashurish dhe përkushtimesh: dashuria për shkrimin, për muzikën, për fëmijët, për zogjtë që i ka kthyer në pjesë të pandashme të familjes së saj, por edhe për kujtimin e nënës së shtrenjtë, mungesa e së cilës vazhdon të lërë gjurmë të thella në zemrën e saj. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Denisa Kona ndan me ne jo vetëm pasionet dhe rrugëtimin e saj jetësor, por edhe përjetimin e dhimbshëm të humbjes së nënës. Një rrëfim i ndjerë për dashurinë, mungesën, kujtimet dhe besimin e saj se jeta nuk përfundon këtu, por vazhdon në një botë përtej asaj që ne shohim.

MC/Shqiptarja.com