Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz me qumësht dhe qepë të njoma / Omletë në furrë me llukanik.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 mars për të gjitha shenjat e zodiakut. Eshtë një javë me shumë ndikime të forta planetare, më datën 20 mars kemi ekuinoksin pranveror dhe fillimin e vitit të ri astrologjik veçanërisht për shenjën e Dashit, por jo vetëm pasi ky ekuinoks do u japë të gjitha shenjave mundësi për të rilindur. Do të jemi më të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë dhe në fillimin e vitit të ri astrologjik, presim ndryshime të mëdha dhe duket se do të kemi mundësi për të marrë frenat në jetën tonë, të jemi më efektivë në qëllimet tona, duke treguar përkushtim dhe këmbëngulje.
Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Të gjithë përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për të menaxhuar stresin dhe ankthin? Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit? Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla së pari në lidhje me ushqimin i cili ka një rëndësi të veçantë për mirëqenien tonë të përgjithshme, por në veçanti për shëndetin e trurit, dhe së dyti cilat janë bimët mjekësore më efikase që luftojnë stresin dhe ankthin dhe si t’i përdorim ato.