Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Nëntor 2024 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

18 Nëntor, 12:50

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me presh dhe mish të grirë dhe Kimë tradicionale me vezë.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë tepër dinamike, me ndryshime të mëdha, por dhe me shumë mundësi. Përgjatë kësaj jave do të kemi dy ndikime të forta planetare të cilat ‘futen’ fuqishëm, ku çdo problematikë do të fshihet nga memorja dhe do të krijohet mundësia për të zgjidhur çështje të vështira të së shkuarës. Në datën 19 nëntor kemi hyrjen e Plutonit në Ujor, i cili do të sjellë ndryshime shumë të mëdha për të gjitha shenjat e zodiakut. Plutoni si guvernator i Akrepit do të japë mundësi për të menduar mirë përpara se të firmoset një dokument apo përpara një vendimi të rëndësishëm. “Vetëm kujdes! Vëmendje ndaj skandaleve, çdo gjë në këtë periudhë do të shikohet me lupë, ata që kanë probleme duhet të trokasin” thekson Pulla, duke vijuar se në datën 21 nëntor kemi gjithashtu një tjetër ndikim të fortë planetar, Dielli futet në Shigjetar duke sjell mjaft të papritura.