Zonja Albana solli tre receta tradicionale dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rigonla - Mish viçi me salcë domate dhe gjalpë / Musaka me dromsa / Bukë misri e hirrëtuar.
Alarmante, pasojat që lënë takat e larta janë shumë të rënda për vajzat. Këtë mesazh do të japë Klodian Murati, instruktori i yogas në emisionin “Rreze Delli”. Por cilat janë problemet që shkaktojnë takat nga përdorimi i tepërt? Nga postura e trupit, tek problemet me gjunjtë, thembrat, gishtërinjtë e këmbëve, presioni i indeve nervore e shumë të tjera, të cilat çojnë në problematika të mëdha shëndetësore nga deformimet e këmbëve tek artriti e dhimbjet e shpinës. Po cili është kufiri më i mirë i takave që duhet përdorur?
Instruktori i yogës Klodian Murati, jo pak herë ka qënë viral me videot e tij të ushtrimeve në rrjetet sociale, e tillë është dhe videoja e lëvizjeve të barkut, e cila ka marrë shumë shikime dhe komente. Në studion e “Rreze Dielli” Klodi tregon teknikën sesi duhet bërë fillimisht tërheqja e barkut dhe më pas ushtrimi me muskujt e tij duke sjellë benefite shumë të mëdha për organizmin, pasi vendos në lëvizje të gjitha organet përfshirë dhe sistemin tretës si dhe ndihmon për të pasur një bark të sheshtë.
Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur turistët e shumtë, të cilët po shtohen vit pas viti. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa fjalë nga panoramat e saj natyrore. Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete...kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike, por dhe traditat mikpritëse të shqiptarëve. Në studion e "Rreze Dielli" flasim me Flora Xhemani Baba, konsulente udhëtimesh, themeluese e Revistës Travel dhe Fisnik Muça, guidë e turizmit malor, Shqipëria turistike, destinacionet më të bukura të vendit nga veriu në jug. Si po i presim turistët këtë sezon? Si jemi me rritjen e çmimeve, a përputhen me shërbimin?