Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur me oriz dhe perime / Pite role të mbushura / Qofte me oriz dhe bimë aromatike / Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë.
A e ke ndjerë ndonjëherë veten më të lodhur, të acaruar apo të hutuar gjatë ditëve të nxehta të verës? Nxehtësia e tepërt nuk ndikon vetëm në humorin tonë, por edhe në funksionimin e trurit dhe të gjithë trupit! Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim sesi ndikon temperatura e lartë në sistemin nervor dhe trupin tonë. Pse ndjejmë nervozizëm, lodhje mendore dhe konfuzion gjatë vapës? Çfarë është destabilizimi i kripërave minerale dhe pse është i rrezikshëm? Si të ruajmë ekuilibrin elektrolitik gjatë djersitjes së fortë? Cilat janë ushqimet dhe pijet më të mira për hidratim dhe freski gjatë verës. Japim disa këshilla të thjeshta, por efektive, për të kaluar verën me energji dhe qetësi mendore.
Sot, inteligjenca artificiale është pjesë e jetës sonë të përditshme. Na ndihmon të shkruajmë email-e, është tashmë pjesë e shërbimeve publike dhe po, edhe marrim ide për të gatuar. Por çfarë është në të vërtetë inteligjenca artificiale? A duhet të jemi entuziastë apo të shqetësuar? Dhe çfarë kuptimi ka kjo për punët tona, për familjet tona... madje edhe për identitetin tonë? Sa të sigurta janë të dhënat tona në ChatGPT? Bisedojmë në “Rreze Dielli” me Josh Miekley, një ekspert që trajnon kompani dhe drejtues për të përdorur AI-n në mënyrë të mençur.