Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Tetor 2023 – Receta/ Me këngëtaren Vojsava Alia / Kampionati Botëror i Arteve Marciale në Tiranë

18 Tetor 2023, 14:58 | Përditesimi i fundit: 2023-10-18 14:59:01

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish Chianina me rukola dhe djathë parmixhano / Simite me proshutë dhe djathë në furrë / Gjellë me mashurka dhe patate.

E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli" këngëtarja gjirokastrite me zërin e veçantë Vojsava Alia, në një rrëfim për karrierën, jetën e saj si dhe për planet më të fundit artistike. Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në moshë të vogël për të vijuar më pas me studimet për kanto. Edhe pse lëvroi në muzikën e lehtë, e gjeti më shumë veten në tabanin e muzikës popullore. Me një zë të mrekullueshëm ajo ka arritur të fitojë mbështjetjen e publikut shqiptar kudo ata ndodhen. Përpos përformancës me zërin e saj brilant, në studion e “Rreze Dielli” Vojsava tregoi momente nga historia e saj e dashurisë me kompozitorin Vani Rushiti me të cilin po bashkëjeton prej disa vitesh. Ajo ndau dhe pasionin e saj për gatimin si dhe tregoi për lidhjen e veçantë që ka me qytetin e saj, Gjirokastrën.

Tirana është këtë vit organizatorja e Kampionatit Botëror të Arteve Marciale Mikse. Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete me mbi 300 sportistë. Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, flasim në studion e "Rreze Dielli" me Drejtuesin e Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale Mikse, Densign White dhe Presidentin e Federatës Shqiptare MMA, Arjan Rizai. Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë që merren me arte marciale është rritur nga viti në vit. Shqipëria në këtë kampionat do të përfaqësohet me 20 sportistë. Aktivitete të tilla të këtij dimensioni janë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që merren me sport, pasi Tirana do të mirëpresë ‘luftëtarët’ më të mirë botëror të arteve marciale.