Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të mbushura / Briam me kunguj dhe patate.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 19-25 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë tepër intensive, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për bronkitin tek fëmijët, duke qenë se kjo problematikë shëndetësore është më e zakonshme tek fëmijët se tek të rriturit, pasi sistemi imunitar i tyre është ende në zhvillim dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë kontakte me viruse që shkaktojnë bronkitin. Çfarë është bronkiti, nga se shkaktohet, cilat janë simptomat të cilat duhet të shqetësojnë prindërit dhe së pari si mund të forcojmë imunitetin e fëmijëve dhe si mund të trajtojmë bronkitin me metoda natyrale. Ylli Merja në studion e "Rreze Dielli' ndan disa këshilla shumë efikase si dhe jep disa kura dhe receptura të cilat japin rezultate të menjëhershme. Gjithashtu tregojmë si të përgatisim dhe hedhim kupa në rast bronkiti.