Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Shkurt 2025 – Receta/ Dhimbjet e kokës, llojet dhe trajtimi/ Maska natyrale

19 Shkurt, 15:30 | Përditesimi: 19 Shkurt, 15:30

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me zarzavate / Supë me lëpjetë dhe kos / Papare me djathë dhe erëza / Zënia e djathit në kushte shtëpie.

Në këtë bisedë flasim për Dhimbjet e Kokës, çfarë po përpiqet të na tregojë trupi ynë dhe si të qetësojmë dhimbjet e kokës pa ilaçe. Cilat janë llojet kryesore të dhimbjes së kokës sipas vendit apo pjesëve ku shfaqet dhimbja? Si mund ta dallojmë një dhimbje koke të zakonshme nga një dhimbje koke më serioze? A ka dhimbje koke që lidhen me çrregullime të organeve të tjera në trup? Cilat janë shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës? Si ndikojnë stresi dhe emocionet në dhimbjen e kokës? A ka ndonjë lidhje midis dietës dhe dhimbjes së kokës? Cilat ushqime e shkaktojnë më shpesh? A mund të ndikojë dehidratimi apo mungesa e vitaminave dhe mineraleve në shfaqjen e dhimbjes së kokës? Cilat janë disa mënyra natyrale, bimë apo vajra esenciale për të lehtësuar dhimbjen e kokës pa përdorur ilaçe? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

Në rubrikën tonë “Bëje vetë” në Rreze Dielli, me sugjerime maskash natyrale në kushte shtëpie, këshilla praktike si dhe truke të ndryshme pastrimi për të gjitha zonjat e shtëpisë, sot sjellim një krem duarsh natyral. Temperaturat janë ende të ulëta dhe një nga shqetësimet më të mëdha është lëkura më e ndjeshme, plasaritja dhe skuqja, ndaj për të pasur duar gjithnjë të hidratura Stela dhe Niki na tregojnë sesi të realizojmë dy maska natyrale në kushte shtëpie, të cilat janë të përshtatshme për duart, por dhe për zbutjen e shputave të këmbëve. Gjithashtu Stela do të na tregojë dhe si të realizojmë një aromatizues për shtëpinë, shumë thjesht dhe pa kosto fare.

MC/Shqiptarja.com