Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka tigani me mbushje sipas shijes / Gjellë me presh dhe makarona / Reçel kumbulle në tepsi.
Seksi pas moshës 60-vjeçare dhe ‘paradokset’ në pleqëri. A ka moshë për marrëdhënie seksuale dhe pse kjo temë është ende tabu në Shqipëri, kur në botë 40% e moshave 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive? Sipas studimeve të fundit, rezulton se seksi është ende i rëndësishëm edhe kur jeni mbi 60 vjeç, gjë që më parë, hamendësohej se ishte e rëndësishme vetëm për të rinjtë…Statistikat nga Institutet shkencore në botë kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha… Një tjetër studim tregon se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre. Po në Shqipëri a vazhdon të jetë ende tabu të flasësh për seksin pas njëfarë moshe? Diskutojmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me gazetaren dhe aktivisten Zhaklin Lekatari dhe në një lidhje skype me kuratoren e imazhit Linda Kalemi.
Zbulimi tronditës i dy trupave të alienëve, publikuar ditë më parë në mediat botërore po shokon botën. A janë këto, prova të supozuara të jetës aliene? Çfarë thotë ufologu ynë Jofiel Koço? Pak ditë më parë, trupat e dy qenieve të supozuara ‘jo-njerëzore’ u prezantuan në një seance dëgjimore gjatë një Kongresi në Mexico City, një zbulim që ka shkaktuar kuriozitet por dhe tronditje njëkohësisht. Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, i specializuar në studimin e jetës së mundshme jashtëtokësore, mahniti anëtarët e Dhomës së Deputetëve, gjatë një seance kushtuar fenomenit të UFO-ve, duke paraqitur trupat e mumifikuar të dy qenieve të supozuara jonjerëzore. Mbetjet e fosilizuara të individëve jashtëtokësorë datojnë 1000 vjet më parë. Sipas studiuesit, këto trupa, sipas testeve do të paraqesin një trashëgimi gjenetike që është të paktën 30% e ndryshme nga ajo e njerëzve, dhe natyra e jashtëzakonshme e fenomenit është se kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë.