Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Tetor 2023 – Receta / Shërimi përmes gishtave të dorës, lidhja me organet

19 Tetor 2023, 16:29 | Përditesimi i fundit: 2023-10-19 16:29:49

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me miell misri me presh / Gjellë me patate dhe salcë/ Gurabijet e dikurshme me gjalpë.  

Shërimi përmes gishtave të dorës. Profesor Kujtim Haxholli tregon si funksionon refleksologjia e duarve në qetësimin e dhimbjeve të ndryshme… Duke aplikuar një presion të vogël në pika të caktuara të trupit, është e mundur të stimulohen organe të caktuara, duke ulur tensionet dhe çrregullimet bazuar në një çekuilibër të energjisë. Çdo organ ka projeksione në zona specifike të trupit siç janë këmbët, dora, fytyra, veshi dhe duke ushtruar presion në këto zona ka një reagim në organin përkatës. Qëllimi i refleksologjisë së duarve nuk ka për qëllim të zëvendësojë kujdesin mjekësor tradicional, por mund të jetë një metodë shumë ndihmëse dhe efikase ku mund të përfitojmë me vetë-masazhe për të lehtësuar disa dhimbje apo tensionin e lartë. Masazhimi i aplikuar në gishta mund të japë shumë përfitime vetëm në pak minuta.