Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me peta të hapura në vaj me hithra dhe njomëz / Kunguj kotoletë në kos.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 2-8 dhjetor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë tepër dinamike, me ndryshime të mëdha, por dhe me shumë mundësi. “Kjo është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta, pasi Mërkuri është në retrogradë. Fillon një periudhë ku duhet të rishikojmë veprimet apo planet që kontrollojnë impulsivitetin tonë, ku jemi, ku do shkojmë dhe çfarë duhet të bëjmë.” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se duhet kujdes i shtuar në lidhje me punën dhe karrierën për gati të gjitha shenjat e zodiakut. “Në këtë javë duhet të kenë kujdes politikanët, njerëzit me influencë dhe pozita, pasi do kenë disa ndryshime të mundshme. Gjithashtu çdo vendim dhe vetë kjo javë në përgjithësi do të ketë ndikim deri në Mars të vitit 2025” shtoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar për 12-të shenjat e zodiakut.
Jemi zyrtarisht në stinën e dimrit, ku me ujen e temperaturave shtohen dhe problematika të ndryshme shëndetësore si për të rriturit ashtu dhe fëmijët, të cilët në fakt janë më të predispozuar të preken ndaj virozave, gjendjeve gripale apo laringitit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në 'Bima dhe Shëndeti' në emisionin Rreze Diellli, do të ndalemi pikërisht tek laringiti i fëmijëve. Çfarë është laringiti, përse shkaktohet, cilat janë simptomat e para dhe kur prindërit duhet të drejtohen tek mjeku. Specialisti Merja jep disa këshilla tepër të vlefshme për prindërit duke rekomanduar dhe ndihmën e parë si duhet vepruar, sidomos me fëmijët më të vegjël. Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me bimë medicinale, të cilat me pak njohuri mund t'i shfrytëzojmë në dobi të shëndetit tonë, ndaj specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja na tregon çajrat më të mirë dhe kombinimet e duhura në trajtimin e laringitit në mënyrë natyrale.